Nesër reshje shiu dhe bore

Parashikimi i motit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se nesër do të mbajë mot i vranët me shi dhe borë në gjithë territorin.

“Vendi ynë do të ndikohet nga fushat ciklonike me origjinë nga perëndimi dhe veriperëndimi i kontinentit. Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të mundësoj që mbi vendin tonë të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu dhe bore duke përfshirë gjithë territorin. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s.”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./21Media

Back to top button