Nesër rrëfehen dëshmitarët për masakrat në Krushë të Vogël

Nesër është gjykimi i Darko Tasiç, i akuzuar për krime lufte

Nesër vazhdojnë rrëfimet e dëshmitarëve, për krimet e luftës në Krushë të Vogël.

Në gjykimin e Darko Tasiç, i akuzuari për krime lufte të kryera në Krushë të Vogël të Prizrenit, pritet të vazhdojnë rrëfimet e tyre dëshmitarët e propozuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, e përfaqësuar nga prokurorja vendore Drita Hajdari, raporton KALLXO.com.

Dëshmitari Bajram Zylfiu i mbijetuar i masakrës së ndodhur në mars të 1999, tregoi se si një person me nofkën ‘Gjoko’ kishte shtënë më mtaloz mbi trupat e viktimave në Krushë të Vogël.

“Ka ardhur një person të cilit i janë drejtuar me nofkën “Gjoko”, ndërsa i njëjti iu është drejtuar me fjalët: “E kryej punën për dy minuta”. Ne ato momente e  kuptuam se dojnë me na ba sikurse në Reçak, me na mbytur edhe neve”, rrëfen dëshmitari Zylfiu.

“Pastaj personi me nofkën ‘Gjoko-Gjoko’ filloi me mitraloz duke na gjuajtur ne që ishim brenda në korridorin e shtëpisë. Njerëzit filluan të binin njëri mbi tjetrin, ndërsa personat tjerë me armë kontrollonin se a ka mbetur gjallë ndonjë, dhe pastaj e vrisnin”, tregoi i mbijetuari i masakrës në Krushë të Vogël.

“Pasi që na kishin pushkatuar, na kanë hedhur një lëng për djegie dhe i kanë vënë flakën kufomave. Unë kam në pjesën e kokës ende shenja të djegies”, tregoi dëshmitari./kallxo.com

Back to top button