Trump: Samiti mund të jetë i suksesshëm

Trump: Samiti mund të jetë i suksesshëm

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë sot se samiti historik me liderin e Koresë Veriore Kim Jong Un në Singapor do të “rezultoj i suksesshëm“ ndërkohë që zyrtarë nga Koreja Veriore kanë ngritur mundësinë që shteti i izoluar të krijojë marrëdhënie të reja me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Komentet vijnë një ditë para samitit historik midis dy vendeve.

Po ashtu media shtetërore e Koresë Veriore ka ngritur mundësinë që vendi i izoluar të krijojë një marrëdhënie të re me Shtetet e Bashkuara të Amerikës./21Media