Nesër seanca, ja pikat e rendit të ditës

Nesër në Kuvend shqyrtohen 16 pika të rendit të ditës

Nesër Kuvendi mban seancë të rregull plenare. Për këtë seancë janë paraparë që të shqyrtohen 16 pika të rendit të ditës.

Këto janë pikat e rendit të ditës:

1. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-137 për ratifikimin e Marrëveshjes përkitazi me themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor,

2. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes    përkitazi me themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor  për themelimin e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor  në mes Kosovës, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë,

3. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për shkëmbimin dhe/ose ndarjen e rezervës rregulluese ndërmjet operatorit të sistemit të transmetimit OST SH.A. dhe operatorit të sistemit, të transmisionit dhe tregut-KOSTT SH.A,

4. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-157 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit të Projektit për sigurinë e ujit dhe mbrojtjen e kanalit, e nënshkruar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndërmarrjet sociale,

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L- 074 për arsimin e lartë në Republikën e Kosovë,

7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-138 për kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz,

8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-142 për mbrojtjen nga rrezatimi dhe siguria bërthamore,

9. Votimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet,

10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për  ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale,

11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-134 për Legalizimin e Armëve dhe dorëzimin e armëve të vogla dhe të lehta, municionit dhe mjeteve eksplozive,

12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-091 për mbrojtjen nga zhurma,

13. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-127 për plotësimin e Ligjit nr. 04/L-033 për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit,

14. Votimi i Propozim-rezolutës në lidhje me arrestimet e aktivistëve  të Lëvizjes Vetëvendosje,

15. Votimi për formimin e Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

16.  Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga   radha e komunitetit serb.

Back to top button