Në ndihmë të Burbuqe Berishës

Në ndihmë të Burbuqe Berishës

Filmi “Nëntor i Ftohtë” me regji të Ismet Sijarinës do të shfaqet nesër më 3 dhjetor 2019, në Kino ‘Armata’ në Prishtinës duke filluar nga ora 20:00.

Fondi i mbledhur nga shitja e biletave do të shkojë për shërimin e regjisores Burbuqe Berisha, këtë e ka bërë të ditur menaxhmenti i Kino ‘Armatës’ përmes një postimin në Facebook.

Regjisorja e njohur Burbuqe Berisha do t’i nënshtrohet një operacioni, transplantit të veshkës.

Ndërsa deri tani shumë artistë nga Kosova i kanë dalë në ndihmë Burbuqes.

Më 21 nëntor në Menzën “Ramiz Sadiku” në Prishtinë është mbajtur ankandi i pikturave të 26 artistëve të cilët fitimin e kanë ndarë për regjisoren Burbuqe Berisha./21Media