Njoftim i FFK-së

Loading...

Njoftim i FFK-së

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se nesër do të bëhet tërheqja e shortit për gjysmëfinalet e Digitalb Kupës së Kosovës.

“Nesër (e mërkurë) në orën 12:00, në selinë e FFK-së, do të bëhet tërheqja e shortit për gjysmëfinalen e Digitalb Kupës së Kosovës. Pjesëmarrjen në gjysmëfinale e kanë siguruar Ballkani, Feronikeli, Trepça’89 dhe Vëllaznimi”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Vëllaznimi në çerekfinale ka eliminuar Dritën, Trepça 89 pas penalltive e ka eliminuar Prishtinën, ndërkohë që Feronikeli ka arritur ta mposhtë Ferizajin e Ballkani Kikën.