Ministrja Hoxha në interpelancë

Ministrja Hoxha në interpelancë

Kuvendi i Kosovës me anë të një komunikate për media ka njoftuar se nesër në ora 10:00 do të vazhdojë seanca plenare e Kuvendit me pikat e papërfunduara më 5, 6 dhe 8 qershor.

Pas përfundimit të pikave të seancës të lënë në gjysmë, Kuvendi do të nis me seancë të re.

Rendi ditës

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Interpelancë me ministren e Integrimit Evropian, znj. Dhurata Hoxha në lidhje me zbatimin e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) për kuartalin e katërt (K4) 2017 dhe kuartalin e parë (K1) 2018,
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për aktet juridike,
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-028 për tatimin në të ardhurat personale,
6.Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-029 për tatimin në të ardhurat e korporatave,
7.Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-037 për tatimin në vlerën e shtuar,
8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,
9. Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017,
10. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,
11. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2017,
12. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2017,
13. Propozimi për formimin e Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me emërimet e shërbyeseve të lartë civilë në Administratën Shtetërore të Republikës së Kosovës,
14. Propozimi për formimin e Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018,
15. Debat parlamentar në lidhje me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2019-2021.