Nesër zgjedhet qeveria e re

Nga ora 11:00 fillon mbledhja e Kuvendit të Maqedonisë

Mandatari Zoran Zaev mbrëmë i parashtroi Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, propozim-programin dhe propozim-përbërjen e qeverisë së re.

Mbledhjen për zgjedhje të qeverisë së re, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e caktoi për nesër në orën 11:00, ndërsa programi dhe përbërja gjithashtu u janë parashtruar deputetëve.

Në qeverinë e re do të marrin përfaqësues të LSDM-së, BDI-së dhe Aleancës së shqiptarëve, pasi që dje pasdite negociatat e mandatarit Zaev me lëvizjen BESA.

Për zgjedhjen e qeverisë së re duhet të votohet më së voni deri të mërkurën në mesnatë, ndërsa për të duhet të votojnë 61 deputetë./21Media

Back to top button