Netanyahu për herë të parë merr pjesë në këtë përkujtim

Netanyahu për herë të parë merr pjesë në këtë përkujtim

Ftesa për të marrë pjesë të dielën në Paris në përkujtimin e arrestimeve pasive të Vel d’Hiv është një gjest shumë, shumë i fortë, tha kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu gjatë kësaj ceremonie në krahë të presidentit francez, Emmanuel Macron.

Grumbullimi i Vel d’Hiv ishte një aksion i drejtuar nga nazistët për arrestimin masiv të hebrenjve të Parisit që u krye në bashkëpunim me policinë franceze dhe që prej presidentit Jacques Chirac, në korrik 1995, të gjithë presidentët francezë kanë njohur përgjegjësinë e Francës në këtë veprim.

“Kjo ftesë për të kujtuar së bashku dorë për dorë është një gjest shumë, shumë i fortë. Kjo tregon për miqësinë antike dhe të thellë mes Francës dhe Izraelit”, deklaroi Netanyahu, që fillimin e fjalimit të tij e mbajti në frëngjisht.

Kjo është hera e parë që një shef i qeverisë izraelite merr pjesë në këtë përkujtim.

“Juve, zoti president, Francës dhe gjithë popullit francez, nga thellësia e zemrës, ju them faleminderit”, vazhdoi ai, nga tribuna e ceremonisë, që organizohej në vendin ku u grumbulluan 13 mijë e  152 hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore më 16 dhe 17 korrik 1942.