Neuer i lënduar për 8 javë

Gjermani Manuel Neuer do të qëndrojë 8 javë jashtë fushave të blerta për shkak të një lëndimi që ka pësuar në ndeshjen kundër Real Madridit

Shkak për këtë qëndrim të gjatë jashtë futbollit është një thyerje në këmbën e tij, dhe rikthimi i tij në futboll nuk do të bëhet deri në sezonin e ardhshëm ka deklaruar Karl-Heinz Rummenigge.

Kryetari i Bayernit ka konfirmuar lëndimin e rëndë të portierit më të mirë në botë, duke deklaruar për reporterët: “Neuer ka pësuar një lëndim serioz. Ai do të jetë jashtë aksionit për 8 javë“, shkruan rtv21.tv.

Zëvendësim i Neuerit për ndeshjet e humbura do të jetë Sven Ulreich. 28 vjeçari e kishte zëvendësuar edhe më herët kur Neuer kishte probleme me lëndimet./21Media

Back to top button