Neuer ka vetëm edhe një vit në marrëveshjen e tij me Bayernin

Neuer ka vetëm edhe një vit në marrëveshjen e tij me Bayernin

Portieri i Bayern Munich, Manuel Neuer mund të transferohet në Juventus gjatë verës, raporton France Football.

Neuer është pjesë e Bayernit që nga viti 2011, kur ai u transferua te gjigandët e Bundesligës nga Schalke.

France Football tani raporton se 33-vjeçari mund të largohet nga Bayern në fund të sezonit.

Neuer ka vetëm edhe një vit në marrëveshjen e tij me Bayernin dhe raportohet nga France Football që Neuer mund të zgjedhë të transferohet jashtë Gjermanisë. Destiancioni i tij i preferuar është Italia, kurse ekipi, Juventusi.

Vlen të theksohet se Bayerni veç se ka transferuar një portier, Alexander Nubel – i cili do të arrijë tek bavarezët në verë.