Konkurrenca në portë, ka bërë që dy gardianët e Gjermanisë të shpërthejnë në kritika ndaj njëri-tjetrit

Konkurrenca në portë, ka bërë që dy gardianët e Gjermanisë të shpërthejnë në kritika ndaj njëri-tjetrit

Ishte fillimisht anëtari i Barcelonës, Marc Andre Ter – Stegen, ai që kishte thënë se nuk e kupton arsyen pse ai qëndron në stol.

Fjalët e portierit gjerman kishin ardhur menjëherë pas dy ndeshjeve të shtatorit, kurse Manuel Neuer i është kundërpërgjigjur shokut të kombëtares, duke i lëshuar disa kritika.

“Ne kemi portierë të mirë si Kevin Trapp, Bernd Leno, ata janë të shkëlqyeshëm, duan të luajnë, por ulën në stol. Ne jemi një skuadër”, ka thënë fillimisht Neuer.

“Ai nuk ka thënë asgjë tek kombëtarja. Por, nuk e di nëse fjalët e tij ndihmojnë skuadrën tani”, ishte përgjigja e Neuer për fjalët e Ter Stegen.

Kritika për zgjedhjen e Joachim Low që Neuer të jetë numri 1 i kombëtares gjermane ka pasur edhe nga tifozët, pasur parasysh se Ter Stegen ka regjistruar performanca të jashtëzakonshme me Barcelonën.