Pogba dëshpron Nevillen

Pogba dëshpron Nevillen

Legjenda e Manchester United, Gary Neville ka thënë vetëm fjalë të këqija për mesfushorin, Paul Pogba, sepse ky i fundit arriti të shënoj nga penalltia në ndeshjen kundër Wolwes.

Për këtë gjë nuk është gëzuar Neville i cili ka thënë se francezi nuk duhet të mendoj vetëm për veten e tij.

Para se ta gjuante penalltinë, po mendoja nëse është egoist si gjithnjë. E vetmja arsye që po e them këtë gjë është se në ndeshjen kundër Chelseas, Pogba dhe Rashford patën një bisedë të gjatë dhe Rashford vendosi të gjuaj dhe arriti të shënoj. Shënoi në ndeshjen kundër Chelseas, andaj duhej që ta gjuante penalltinë edhe në ndeshjen kundër Wolwes. Nuk me pëlqen që ka debate se kush duhet të gjuaj penalltinë. Këtë gjë duhet ta rregullojnë në dhomën e zhveshjes”, deklaroi ai.