Lukaku u largua këtë verë

Lukaku u largua këtë verë

Legjenda e Manchester United, Gary Neville vazhdoi me fjalë të këqija për sulmuesin e Interit, Romelu Lukaku.

Belgu u transferua këtë verë të gjiganti italian për 75 milionë euro, pasi nuk kishte vend në formacionin e “Djajve të Kuq”.

Neville tha se dëshiron që të gjithë lojtarët që nuk duan të qëndrojnë në “Old Trafford”, të largohen.

“Jam i gëzuar që u largua. Nuk do të jem i lumtur derisa të gjithë njerëzit që mendojnë se Lukaku është më i madh se një klub, të zhduken. Nuk ka fjalë për prejardhjen e tij ose që nuk është lojtar i mirë. Gjithmonë do të shënojë gola. Nuk më intereson për golat në këtë moment. Na nevojiten lojtarë që duan të luajnë për klubin. Luani dhe formojeni klubin. Nevojitet pak kohë”, deklaroi ai.