United nuk është në formë të mirë

United nuk është në formë të mirë

Legjenda e Manchester United, Gary Neville beson që trajneri Ole Gunnar Solskjaer duhet të shpenzojë mbi 100 milionë euro për ta kompletuar skuadrën.

West Ham dje i befasoi “Djajtë e Kuq”, duke arritur t’i mposhtë me rezultat 2-0.

Pavarësisht kritikave Neville beson që klubi nuk i ka dhënë para të mjaftueshme për të shpenzuar.

“Ka nevojë për tre ose katër afate kalimtare që ta kompletojë skuadrën. Dhe i duhen mbi 100 milionë euro. Nuk do të jetë e lehtë”, deklaroi ai.

United këtë sezon nuk është në formë të mirë pasi ka vetëm tetë pikë në gjashtë ndeshje të zhvilluara.