Nevojë urgjente

Nevojë urgjente

Iniciativa “Kosova Ndihmo” është mobilizuar për të grumbulluar dhe dërguar ndihma drejt Shqipërisë për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Sot Iniciativës i duhen urgjentisht disa tenda për t’i dërguar sa më shpejtë në Shqipëri.

Për të gjithë ju që keni mundësi numri kontaktues është: 049 484 632.

Kjo iniciativë që disa ditë po ndihmon në strehimin e disa familjeve të prekura nga tërmeti.

Tërmeti i 26 nëntorit la 51 të vdekur, qindra të lënduar dhe shumë të pastrehë./21Media