Liverpool gati të nënshkruaj një kontratë të re me Nike

Liverpool gati të nënshkruaj një kontratë të re me Nike

Livepooli është paditur nga New Balance, sepse “The Reds” janë gati të nënshkruajnë një marrëveshje rekord me Nike.

New Balance ka një kontratë me Liverpoolin për fanellat e tyre që zgjatë deri në fund të këtij sezoni. Nga kjo kontratë Liverpooli fiton rreth £45 milionë në vit. Por, fituesit e Ligës së Kampionëve janë gati të nënshkruajnë një kontratë të re, prej £70 milionë me Nike.

New Balance pretendon që me kontratën e tanishme ata kanë të drejt të paraqesin një ofertë por Liverpooli nuk iu ka dhënë mundësinë.

Ngjarjen e ka konfirmuar Liverpooli për Sky Sport, por ata kanë thënë që nuk mund të flasin më gjatë rreth kësaj çështje. New Balance dhe klubi anglez kanë filluar bashkëpunimin në vitin 2011./21Media