U anuluan shumë shfaqje e koncerte

U anuluan shumë shfaqje e koncerte

Disa lagje të New Yorkut kanë filluar të furnizohen me energji elektrike, pas një ndërprerje që ndodhi të shtunën rreth orës 22:00 sipas orës lokale.

Sipas kompanisë së distribuimit të energjisë, ConEdison, deri në 72 mijë konsumatorë kanë mbetur pa energji si pasojë e një defekti që ende nuk dihet, shkruan CNN.

Si pasojë e kësaj ndërprerje, një pjesë e Manhattanit ishte zhytur në terr.

Ndërprerja e rrymës ka shkaktuar bllokim në metron e qytetit, bllokimin e ashensorëve, ka nxjerrë jashtë funksionit ashensorët, dhe ka fikur reklamat në Times Square.

Shumica e spektakleve në Broadway janë anuluar, sidomos komeditë muzikore “Hamilton” apo “The Lion King”.

Në Madison Square Garden, Jennifer Lopez po ashtu është dashur ta anulojë spektaklin e saj pak minuta pas fillimit të koncertit, njofton AFP.

Për një kohë të shkurtë, dritat e vetme në New York ishin ato të automjeteve të Policisë dhe të Zjarrfikësve.

Shërbimet emergjente kanë pranuar shumë thirrje sidomos për shkak të bllokimeve në ashensorë.