Shtatë shkronjat e tij kanë filluar të mbulohen me poster

Shtatë shkronjat e tij kanë filluar të mbulohen me poster

Gjatë ditës së sotme do të bëhet përurimi i instilacionit “Reclamation” apo në shqip “Rimarrje” në monumentin NewBorn, si një instilacion që u bënë jehonë suksesit të grave në Kosovë.

Instilacioni që shfaqë portretet e 99 grave do të vendoset në shtatë shkronjat e tij, ku shihen gratë dhe vajzat të cilat kanë shënuar suksese të mëdha në karrierën e tyre.

Pjesë e këtyre postierëve janë sportiste, artiste, politikane, gazetare e shumë të tjera.

Aty shihet fytyra e ish-presidentes Atifete Jahjaga, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi, regjisorja Lindita Zeqiri, alpinistja Uta Ibrahimi dhe shumë gra e vajza të tjera të suksesshme.

Ky Instilacioni që shfaqë portretet e 99 grave do të qëndrojë nga data 7 deri më 14 qershor. /21Media