Ata po shijojnë momente të mira në Turqi

Ata po shijojnë momente të mira në Turqi

Nexhat Osmani është njëri ndër këngëtarët më të dashur të muzikës popullore, këngët e të cilit u dëgjuan me miliona herë. Nexhati vjen nga një familje artistësh, pjesë e skenës është edhe motra e tij, këngëtarja e mirënjohur, Remzie Osmani me të cilën sollën shumë projekte të bukura bashkë.

Në një farë forme e gjithë familja e tij është pjesë e mediave rozë, kjo sepse fansat shprehin interes të dinë edhe më shumë rreth projekteve të bukura të tij, e pse jo edhe për jetën e tij private.

Nexhati bashkë me familjen e tij, gruan dhe tre fëmijët po qëndrojnë për pushime në Turqi, prej nga iu ka sjellur imazhe të bukura familjare, shkruan rtv21.tv

Nexhati prej vitesh është i martuar me Xhevahiren dhe janë prindër të një djali dhe dy vajzave./21Media