Kënga është në bashkëpunim me dy artistë të rinj

Kënga është në bashkëpunim me dy artistë të rinj

Këngëtari i njohur shqiptar, Nexhat Osmani ka publikuar projektin më të ri muzikor.

Kënga titullohet “Ma e mira” dhe është në bashkëpunim me Culimusik dhe Enom.

“Ma e mira” është publikuar e shoqëruar edhe me videoklip, përcjellë rtv21.tv

Culimusik është përkujdesur për muzikën dhe orkestrimin, ndërsa teksti është i kombinuar me atë të këngës origjinale të këngëtares së mirënjohur shqiptare, Shyhrete Behlulit, “Je ma e mira”.

Kënga është publikuar në kanalin zyrtar të Culimusik në Youtube dhe mbetet të shihet se a do të pëlqehet nga publiku./21Media