“Ajo me “Bareshën” e famshme, dridhi zemrat e adhuruesve të këngës”

“Ajo me “Bareshën” e famshme, dridhi zemrat e adhuruesve të këngës”

Bilbili i Kosovës Nexhmije Pagarusha është dekoruar me medalje nga Presidenti i Amerikës, Donald Trump.

Medalja iu dorëzua në Tiranë në një ceremoni ku të pranishëm ishin diplomatë amerikanë.

Kjo medalje Primadonës së muzikës shqipe iu dha në ditëlindjen e saj. Nexhmije Pagarusha ka mbushur 85 vjet, shkruan rtv21.tv

Dekorimi i këngëtares shqiptare u prit mirë edhe nga Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai vlerësoi lart karrierën e Nexhimje Pagarushës, duke e cilësuar si divë të këngës.

“Diva e këngës, Nexhmije Pagarusha, hyri në mbamendjën e të gjithë brezave, duke lidhë shekujt 20-21 përmes fijeve të arta të muzikës burimore shqiptare. Ajo me “Bareshën” e famshme, dridhi zemrat e adhuruesve të këngës edhe jashtë gjeografisë shqiptare, kudo që u shfaq, duke u dhënë vulën e personalitetit lirik perlave të thesarit shqiptar. Urime për 85-vjetorin e lindjes “Bilbil i Kosovës”, urime dekorimi nga Presidenti Amerikan, Donald Trump, dhe falemnderit që i ke dhënë shumë shpirt e krenari këtij vendi.”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Bilbili i Kosovës njihet për këngët e saj të cilat i mbijetuan viteve e dekadave, përveç “Bareshës”, gjurmë në muzikën shqipe lanë edhe këngët “E dehun” ,”E kujtoj atë takim” e shumë e shumë tjera.

Kurse zëri i saj konsiderohet si i papërsëritshëm dhe unik./21Media