Ajo u vizitua në shtëpi edhe nga Kryeministri Ramush Haradinaj

Ajo u vizitua në shtëpi edhe nga Kryeministri Ramush Haradinaj

Pas një aksidenti që Bilbili i Kosovës, Nexhmije Pagarusha pati në banesën e saj ku pësoi disa lëndime trupore.

Është konfirmuar se gjendja e saj është stabile, Pagarusha është liruar nga spitali dhe po vazhdon trajtimin në shtëpi, shkruan rtv21.tv.

Atë po ashtu e ka vizituar edhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj bashkë me gruan e tij Anitën.

Haradinaj është shprehur optimist se Bilbili i Kosovës do ta kalojë edhe këtë sfidë.

“Janë disa njerëz që çdo gjëje i japin shkëlqim dhe jetën e bëjnë më të bukur. E tillë është ikona e këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha. Bashkë me Anitën, e vizituam sot në shtëpinë e saj tek po merr trajtim mjekësor pas një lëndimi dhe i uruam shërim të shpejtë. Bylbyli i muzikës shqiptare ishte gjithmonë shembull i forcës njerëzore përballë sfidave dhe ajo do t’ia dalë edhe kësaj herë, me sukses. E paçim dhe gjatë me shëndet!”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe Pagarusha është vizituar edhe nga Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi./21Media