Këngët e Pagarushës pjesë e platformave më të njohura muzikore në botë

Këngët e Pagarushës pjesë e platformave më të njohura muzikore në botë

Disa prej këngëve më të njohura të këngëtares Nexhmije Pagarusha, më 22 mars janë vendosur në iTunes ndërsa disa prej tyre edhe në platformën me pagesë Spotify, ku mund të dëgjohen dhe të blihen nga dëgjuesit në mbarë botën.

Rreth 30 këngë të Bilbilit të Këngës Shqipe, janë në iTunes, përfshirë këtu këngët, “Çobani”, “Baresha”, “Ke selvite”, “E dehur jam” , “Kur një ditë të kthehesh ti” e shumë të tjera./21Media