Dy yjet e PSG kanë pësuar lëndime në ndeshjet e mbrëmshme

Dy yjet e PSG kanë pësuar lëndime në ndeshjet e mbrëmshme

Neymar e Kylian Mbappe kanë vënë në alarm PSG-në.

Dy lojtarët më të rëndësishëm të klubit janë lënduar me kombëtaret e tyre, Brazilin përkatësisht Francën.

Neymar la fushën e lojës pas tetë minutash, pasi ndjeu dhimbje në ije, ndërsa situata paraqitet pak më e rëndë për Mbappen, i cili ka lënduar shpatullën gjatë pjesës së parë të miqësores ndaj Uruguait.

Ndoshta nuk mund të kishte moment më të keq për këto dy dëmtime. Të mërkurën tjetër skuadra e Thomas Tuchel do të presë Liverpoolin në një ndeshje që do të jetë vendimtare për kalimin ose jo të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Mungesat e mundshme të Neymar dhe Mbappe ia bëjnë shumë të vështirë PSG-së të marrë tre pikët.