Dy futbollistët kryesorë të Paris Saint-Germain do të luajnë ndeshjen e nesërme

Dy futbollistët kryesorë të Paris Saint-Germain do të luajnë ndeshjen e nesërme

PSG ka qenë në ankth në lidhje me lëndimet e Neymar dhe Kylian Mbappe, të cilët ishin dëmtuar me kombëtaret e tyre.

Por në konferencën për media në prag të ndeshjes me Liverpoolin, trajneri Thomas Tuchel ka konfirmuar që të dy yjet e skuadrës do të luajnë nga minuta e parë.

“Neymar është 100 për qind i gatshëm ashtu si edhe Mbappe”, ka thënë Tuchel.

“Ata kanë stërvitur sot dhe dje, ndërsa nesër do të jenë në formacionin startues”, ka theksuar gjermani.

Ndeshja e nesërme do të vendos shumë në grupin e këtyre dy skuadrave, pasi në garë për kualifikim është edhe Napoli që luan ndaj Crvena Zvezdës.