Sulmuesi ka ftuar disa nga shokët e skuadrës për ditëlindje

Sulmuesi ka ftuar disa nga shokët e skuadrës për ditëlindje

Neymar e ka festuar një mënyrë spektakolare ditëlindjen e 28-të në një klube natë luksoz në Yoyo të Parisit. Sulmuesi ka thyer në këtë mënyrë edhe sugjerimet e trajnerit të PSG-së, Thomas Tuchel, i cili pati theksuar se një festë e madhe mund të shpërqendronte futbollistin.

Neymar ka ftuar disa nga shokët e skuadrës si: Edinson Cavanin, Marco Verrattin dhe Angel di Marian, që janë veshur me rroba të bardha, bashkë me anësorin e Lyonit, Memphis Depayn.

Në këtë festë ka rënë në sy muzika latine dhe kërcimet karakteristike që braziliani pëlqen dhe shpesh feston edhe golat me ato ritme muzikore.