Neymar këmbëngul në transferimin e këtij lojtari

Neymar është këmbëngulës për transferimin e Philippe Coutinhos në Barcelonë

Ylli i kombëtares së Brazilit, Neymar edhe njëherë me radhë ka bërë me dije se dëshira e tij e madhe do të ishte ta shihte Coutinhon me fanellën e Barcelonës.

Kjo dyshe po shkëlqen me kombëtaren braziliane dhe Neymar është i bindur se bashkëkombësi i tij do ta bënte një gjë të tillë edhe në Camp Nou.

“Unë do ta transferoja menjëherë”, ka thënë Neymar për Mundo Deportivo.

“Nga të gjithë lojtarët e tjerë të Brazilit, Coutinho është i pari që do të doja ta shihja duke luajtur me Barcelonën”.

Coutinho sapo ka vazhduar kontratën me Liverpoolin dhe nuk është bërë e ditur klauzola të cilën i ka vënë klubi lojtarit për largimin e tij të mundshëm nga Anfield.

Back to top button