“Do ta jap jetën në fushë”

“Do ta jap jetën në fushë”

Sulmuesi Brazilian, Neymar beson që së shpejti do të rregullohet marrëdhënia e tij me fansa. Këtë verë ai u kritikua, pasi që kërkoi publikisht largimin nga kampionët e Francës, PSG.

Ai nuk ishte pjesë e skuadrës së Parisit në fillim të këtij sezoni, për shkak të lëndimit dhe pasi u kthye në skuadër fansat nuk e pritën mirë, transmeton rtv21.tv.

Në një intervistë ylli i Parisit foli për fansat duke thënë se i kupton ata, por edhe beson që së shpejti gjithçka do të rregullohet.

“Unë i kuptoj fansat dhe e di qe ka qenë e vështirë për ta. Marrëdhënia me fansa është sikur marrëdhënia me të dashurën. Ndonjëherë grindemi e nuk flasim. Sidoqoftë, me dashuri gjithçka do të kthehet në normalitet. Unë jam këtu për të ndihmuar PSG-në dhe do ta jap jetën në fushë”, tha ai.

Dje, PSG arriti fitore minimale ndaj Bordeaux-it, në kudër të Ligës së Francës. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Neymar në minutën e 70-të./21Media