“La Casa de Papel” ka prezantuar aktorin më të ri

“La Casa de Papel” ka prezantuar aktorin më të ri

Seriali spanjoll, jashtëzakonisht i pëlqyer, njoftoi se ylli i PSG, Neymar do të jetë pjesë kastit të aktorëve.

Unë arrita të realizoj ëndrrën time dhe të jem pjesë e serialit tim të preferuar. Dhe tani unë mund të ndaj lajmin me ju të gjithë”, shkroi futbollisti në Instagram.

27-vjeçari në nëntorin e kaluar ndau me ndjekësit në Instagram një fotografi ku shfaqej me kostumin e kuq të hajdutëve, dhe maskën e tyre karakteristike në fytyrë.

Asnjë nuk e kuptoi atëherë, por Neymar nëpërmjet njoftimit ka paralajmëruar se do t’i futet edhe rrugës së aktrimit, dhe për më tepër në një prej serialeve më të ndjekura të Netflix./21Media