Viti 2019 pritet të jetë me plot zhvillime për Real Madridin

Loading...

Viti 2019 pritet të jetë me plot zhvillime për Real Madridin

Cristiano Ronaldo do të jetë plot 34 vjeç, e sigurisht që ndryshimi në repartin e sulmit të “Los Blancos”-ve është i pritshëm.

Por, ajo që bën më shumë bujë është zbulimi i të përditshmes spanjolle, “Mundo Deportivo”, sipas së cilës Neymar, braziliani që aktualisht luan me PSG-në pas kalimit atje prej 222 milionë eurosh nga Barcelona verën e vitit të kaluar.Sipas medies katalanase, “O Ney” synon të bëhet numri 1 i botës duke luajtur në La Liga, kampionati më i përshtatshëm për karakteristikat e tij. Duke qenë numri 1, fokusi është pikërisht te “Topi i Artë”.

Tani për tani mbetet një thashethem, por vlen të theksohet se Neymar ka në favorin e tij një peshë të madhe, presidentin e Realit Florentino Perez, i cili prej kohësh është admirues i brazilianit. Lajmi zbulohet në një moment tepër domethënës, pasi sot në mbrëmje do të zhvillohet sfida mes Realit të Madridit dhe Paris SG, në “Bernabeu”, sfidë e vlefshme për 1/8-at e Champions League.