Lajm i mirë për pensionistët

Lajm i mirë për pensionistët

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka njoftuar qytetarët me vendbanim në Kosovë dhe bashkatdhetarët me vendbanim në Zvicër se Marrëveshja për Sigurime Sociale e lidhur në mes të Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës, hyn në fuqi nga data 01 shtator 2019.

Rrjedhimisht, ju njoftojmë se kërkesat mund të paraqiten nga data 1 shtator 2019 ndërkaq, përfitimet mund të merren pas datës 1 shtator 2019”, njofton MPMS.

Për realizimin e të drejtave nga sigurimi social, të rregulluara më këtë marrëveshje, shtetasit e dy vendeve, për parashtrimin e kërkesave  dhe marrje të informatave më të hollësishme mund të  paraqiten te autoritetet përgjegjëse/organet ndërlidhëse në adresat vijuese:

1. Në Republikën e Kosovës:

Divizioni i Pensioneve të Jashtme i Departamentit të Pensioneve/Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

Divizioni i Pensioneve të Jashtme

Departamenti i Pensioneve

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

Rruga “Pashko Vasa” – Baraka nr.1

10000 Prishtina

Tel +38338211663

Republika e  Kosovës

2. Në Konfederatën e Zvicrës:

Përfitimet në rast të moshës dhe për trashëgimtarë (gratë e veja, burrat e ve dhe jetimët):

Schweizerische Ausgleichskasse SAK [Arka zvicerane e kompensimit]

Av. Edmond-Vaucher 18

Postfach 3100 [Kutia postare 3100]

1211 Genf 2

Schweiz [Zvicër]

Tel : +41 58 461 91 11

Faks: +4158 461 97 05

Internet: http:/www.zas.admin.ch

Përfitimet nga sigurimi i invaliditetit:

IV-Stelle für Versicherte mit Wohnsitz im Ausland IVSTA [Zyra e IV për të siguruarit me vendbanim jashtë vendit]

Av. Edmond-Vaucher 18

Postfach 3100 [Kutia postare 3100]

1211 Genf 2

Schweiz [Zvicër]

Tel. +41 – 58 461 91 11

Faks +41 58 461 99 50

Internet: http://www.zas.admin.ch

Kosova është vendi i vetëm i ish-Jugosllavisë që nuk merr aktualisht pensionet e AHV dhe IV. Shteti zviceran ka ndërprerë marrëveshjen ekzistuese me Kosovën në vitin 2010, pasi që hetuesit të cilët po hetonin rastet e mashtrimeve me pensione ishin kërcënuar me vdekje.

Kjo marrëveshje më parë ka qenë e nënshkruar mes ish-Jugosllavisë dhe Zvicrës qysh në vitin 1962. Që nga viti 2010 e deri tani kosovarët që kanë kontribuuar në Zvicër, që kanë punuar e kanë kontribuar atje nuk kanë marrë pensione./21Media