Nga 3 korriku mbyllet për qarkullim rruga “Zahir Pajaziti”

Kërkesa nga banorët për shtim të rrugëve të lira dhe shëtitje

Që nga data 3 korrik deri më 31 gusht prej orës 18:00 deri në orën 24:00, do të mbahet mbyllur për qarkullim të automjeteve një segment i rrugës “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Sipas njoftimit, duke marrë parasysh se ka shumë kërkesa nga banorët për shtim të rrugëve të lira dhe shëtitje të qetë në orët e mbrëmjes, Drejtoria për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim mori  vendim për mbylljen e përkohshme të rrugës.

“Mbyllja e rrugës kryesore (qendrës së qytetit) në Podujevë për qarkullim të automjeteve dhe mjeteve të tjera motorike bëhet me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për qytetarët e shumtë të cilët dalin në shëtitje në orët e mbrëmjes, sidomos gjatë periudhës verore (korrik-gusht), kur kthehen në vendlindje shumë qytetarë, që punojnë dhe jetojnë jashtë Kosovës”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button