Nga 9 shtatori në Kosovë mund të blini produkte të Perry Ellis International Inc

Pasurohet tregu me një brend të suksesshëm

Perry Ellis International Inc. në partneritet me të licencuarin e vet  Emporium LLC, do të hyjë në tregun kosovar.

Dyqanet në Kosovë planifikohen të hapen më 9 shtator të këtij viti. Brendet që janë në kuadër të kompanisë i plotësojnë kërkesat dhe nevojat e të gjithë adhuruesve të modës.

Brendi Perry Ellis konsiderohet në mbarë botën si një brend i përparuar, që ofron veshje dhe produkte tjera për të gjitha rastet, shkruan rtv21.tv

Emporium LLC ka përgatitur një strategji të mirë marketingu që synon një prezantim të denjë të produkteve të brendit amerikan në tregun kosovar.

Zgjerimi ynë ndërkombëtar është një iniciativë kyçe për zhvillimin e strategjisë sonë të biznesit. Ne jemi të fokusuar të globalizojmë këto brende të forta të Amerikës së Veriut. Shpërndarja në tregjet e reja në zhvillim brenda Evropës Lindore, siç është Kosova, na mundëson prezantimin e brendeve legjendare Amerikane për shitësit me pakicë dhe vet konsumatorët” tha Oscar Feldenkreis, CEO dhe president.

Ndryshe, Perry Ellis International Inc. është një dizajnues lider, distributor dhe licencues i një linje të gjerë të veshjeve, aksesorëve dhe aromave me cilësi të lartë për burra dhe gra. Koleksioni i kompanisë i këmishave zyrtare dhe atyre të rastit, veshjeve sportive të golfit, xhemperë, pantallona zyrtar, pantallona të gjatë dhe pantallona të shkurtër të rastit, xhinseve, veshjeve sportive, fustane dhe bikini për meshkuj dhe femra janë në dispozicion përmes të gjitha niveleve kryesore të shpërndarjes e shitjes me pakicë.

Kompania, përmes filialeve të saj në pronësi të plotë, zotëron një portofol të brendeve të njohura kombëtare dhe ndërkombëtare duke përfshirë: Perry Ellis, An Original Penguin by Munsingëear, Laundry by Shelli Segal, Rafaella, Cubavera, Ben Hogan, Savane, Grand Slam dhe John Henry./21Media

Back to top button