Nga 92% e vendvotimeve të proceduara prinë Zoran Milanoviq

Milanoviq fitoi më shumë vota

Sonte në ora 19:00 janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit për zgjedhjet presidenciale në Kroaci. Sondazhet paraprake tregojnë se Zoran Milanoviq fitoi më shumë vota, ndërsa një luftë e vështirë po zhvillohet për vendin e dytë midis presidentes aktuale Kitaroviq dhe Shkoro.

Kandidati i socialdemokratëve, Zoran Milanoviq vazhdon të prijë me 29.64 për qind të votave, duke lënë prapa kandidaten e qendrës së djathtë, Kolinda Grabar-Kitaroviq me 26.92 për qind. Në vendin e tretë renditet Miroslav Shkoro me 24,29 për qind të votave./kp

Back to top button