“Të nderuar qytetarë, ju lus..."

“Të nderuar qytetarë, ju lus…”

Rep-artisti i mirënjohur shqiptar, Ledri Vula, pak para fillimit të festivalit “Sunny Hill”, dha një mesazh për publikun shqiptar. Nga foltorja e Kuvendit, Ledri, i bëri thirrje publikut ta ruajnë energjinë për festival.

“Të nderuar qytetarë, ju lus ta kurseni zërin dhe energjinë për datën 3 gusht në “Sunny Hill” se do ta djegim atmosferën. I juaji Ledri Vula”, deklaroi Vula.

 

View this post on Instagram

 

@sunnyhillfestival 🔥

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on

Edhe këtë vit në skenën e festivalit “Sunny Hill” do të mirëpriten emra të mëdhenj nga estrada shqiptare dhe ajo ndërkombëtare, në mesin e tyre edhe Miley Cyrus, Gashi dhe Calvin Harris.

“Sunny Hill” këtë vit do të mbahet më  2, 3 dhe 4 gusht në parkun e Gërmisë. Në faqen e tyre zyrtare në Instagram “Sunny Hill” ka bërë të ditur se natën e parë sivjet do ta fillojë me emrat si: Elvana Gjata, Njomza, Col3trane, Ilira, Yll Limani, Kejsi Tola, Xuxi, Bojken Lako, Art Lokaj, Zhagg, Tuti Turumtu, Miley Cyrus.

Kurse, në natën e dytë në skenën e festivalit do të performojnë emrat e njohur, si: Ledri Vula, Gashi, Lumi B, PINT, Barny Fletcher, Kida, Buta, Nush, Gamblemania, DJ Flow dhe DJ PM me DJ Dagz.

Në natën e fundit të festivalit, para publikut kosovar do të dalin emrat e njohur të muzikës elektronike si: Generik, Meduza, Bondax, Mark dhe Kremont, Karma Kid, Klangkarussell, Rrrron, Kamu Aksell, Astrit Kurtaim, Tchako, Ampov dhe përmbyllja me super yllin Calvin Harris./21Media