Edmondi ka botuar edhe libër

Edmondi ka botuar edhe libër

Në kuadër të show-t “Fol shqip” në RTV21, u prezantua një rrefim emocional i familjes Berisha të cilët jetojnë në Zvicër.

Edmond Berisha është 4O vjeçar nga Klina dhe jeton në Zvicër. Ai ka plot dhunti, dëshira  dhe pasione, por nuk  arrinë t’ua komunikojë njerëzve dhe familjarëve të tij me fjalë, kjo për shkak të një gabimi të përcaktimit të diagnozës  që ka ndodhur kur ai ishte fëmijë. Mira Berisha Krasniqi, motra e Edmondit ka treguar se  kur ka lindur i vellau ka qenë i shëndoshë, por pas tre muajve  nga temperatura e lartë prindërit e kanë dërguar te mjeku ku ka thënë se Edmondi ka marrë ndezje të mushëkrive Mira rrëfen se nga ky konstatim i mjekëve prindërit e dërgojnë në spital për ta trajtuar për ndezje të mushkërive ku nga aty kuptuan se Edmondi nuk ka pasur këtë diagnozë por atë të “kalljes së trurit”. Sipas motrës së tij kjo është arsyeja pse ai ka mbetur në këtë gjendje për një diagnozë të gabuar, përcjell rtv21.tv

Mira vazhdon të tregojë se nga mungesa e kushteve për ta trajtuar në Kosovë janë detyruar që të shkojnë pranë babait të tyre në Zvicër.

Edmondi ka arritur ta shkruajë edhe në liber vetëm pëmes syve dhe programit adekuat që ka në kompjuter.

Ndërkohë që babi i Edmondit me lot në sy thotë se më shumë do të donte të jetonte në Kosovë, por që rrethanat e tilla e kanë bërë të jetojë në Zvicër./21Media