Një grua vdiq nga shakullina, tjetra nga rrufeja

Një grua vdiq nga shakullina, tjetra nga rrufeja

Moti i keq ka goditur pjesën qendrore dhe veriore të Italisë, duke vrarë dy persona të shtunën, raportojnë mediat italiane.

Në zonën e Fiumicinos, afër Romës, një makinë me një grua brenda u mor nga një erë e fortë dhe u shkatërrua, duke mbytur shoferen në çast. Gruaja ishte strehuar në një zonë parkimi gjatë stuhisë, por makina e saj, “Smart” u “fluturua” nga era e fortë për disa metra, përpara se të hidhej përsëri në tokë, transmeton rtv21.tv.

Në Alto Adige, një grua 45-vjeçare u godit nga rrufeja, ndërsa ajo po merrte pjesë në një garë. Ajo u dërgua në një spital në Bolzano, por vdiq shpejt pas kësaj.

Stuhitë kanë goditur pjesën më të madhe të Italisë qendrore dhe veriore ndërsa në jug po përjeton një mot të nxehtë./21Media