Tifozët ia mësyen Shqipërisë për të parë ndeshjen me Francën

Tifozët ia mësyen Shqipërisë për të parë ndeshjen me Francën

Sot do të luhet ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Francës, në kuadër të kualifikimit për Euro 2020. Për këtë arsye tifozë të shumtë janë nisur drejt “Arenës Kombëtare”.

Policia e Shqipërisë ka sekuestruar një çantë me fishekzjarrë. Çanta është gjetur në një autobus, ku po udhëtonin tifozë nga Kosova.

“Policia Kufitare e Morinës gjatë kontrollit të ushtruar së bashku me autoritetin doganor në autobusin me drejtues shtetasin kosovar B. M, gjeti një çantë shpine me fishekzjarrë dhe kapsolla, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Autobusi udhëtonte në mënyrë të organizuar për të marrë pjesë në ndeshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Francës.

Ndeshja ndërmjet këtyre dy kombëtarëve do të fillojë nga ora 20:45./21Media