Sipas Gashit nga vitit 2013 deri në 2017 nga Kosova u larguan 173 mijë qytetarë

Sipas Gashit nga vitit 2013 deri në 2017 nga Kosova u larguan 173 mijë qytetarë

Në emisionin debatues “Click” të RTV21, ishte e ftuar Liza Gashi nga organizata Germin, e cila në lidhje me migrimin në numër të madh që po ndodh gjatë viteve të fundit në Kosovë, tha që në bazë të statistikave del që një qytet është larguar nga Kosova.

Nëse shohim këto statistika, po themi që një qytet si Prizreni neve na u është shuar prej 2013 deri në 2017. Do të thotë kanë dalë 173 mijë, e Prizreni i ka 183 mijë persona që është qyteti i dytë në Kosovë. Do të thotë për shikuesin që të jetë më e kuptueshme, neve na u është larguar një qytet. Po ashtu, me shifrat e Agjencionit të Statistikave, i ke përmbi 800 mijë kosovarë që jetojnë jashtë vendit, domethënë është 46 përqind e popullsisë aktuale brenda vendit.”, tha ajo,

Sipas Gashit ne jemi një popull i vogël për të pasur këso shifra alarmante, përcjellë rtv21.tv

Ne jemi një popullatë e vogël për me pas kësi shifra alarmante. Pse na dallojmë prej Gjermanisë, Gjermania shumë thjesht ka nevojë për komplet Kosovën për ta përmbushur kërkesën e tregut. Po çka duhet me bo ne, strategjikisht për mos me u shprazë komplet, jo vetëm prej njerëzve që nuk shohin shpresë këtu, po edhe prej njerëzve që qe 20 vjet kanë punuar mirë në sektorin e shëndetësisë, arsimit aty ku ata e kanë ekspertizën, po asnjëherë nuk janë vlerësuar. Këta persona përpos që i kemi demoralizuar komplet, shpresë e vetme atyne që ua kemi dhënë është okej me dal jashtë vendit.”, ka thënë Gashi./21Media