Rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt

Rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Qirez të Skenderajt një person është vetëplagosur derisa ishte duke luajtur me armën e babait të tij.

Sipas tyre, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Në vend të ngjarjes është konfiskuar pistoleta me katër  fishekë dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt./21Media