Intervenim në rrjetin e kanalizimit

Intervenim në rrjetin e kanalizimit

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se prej nesër, 16 tetor deri me 31 dhjetor, rrugët “Arkitekt Karl Gega” dhe “Ali Pashë Tepelena” do të jenë të mbyllura për qarkullim me automjete, me qëllim të realizimit të punëve në intervenimin e rrjetit të kanalizimit.

Punimet në këto dy rrugë janë pjesë e projektit dhe kontratës “Rikonstruimi i rrugës “Gazmend Zajmi”, “Ali Pashë Tepelena” dhe “Arkitekt Karl Gega”.

“Falenderojmë qytetarët paraprakisht për mirëkuptimin dhe i lusim që gjatë kësaj kohe të shfrytëzojnë rrugët alternative për qarkullim në këtë pjesë të qytetit”, thuhet në shkrimin e Komunës së Prishtinë në Facebook./21Media