Nga nesër lirohen çmimet e derivateve të naftës

Lajm i mirë për shoferët

Komisioni Rregullator për Energjetikë në Maqedoni, bëri të ditur se nga mesnata çmimet e derivateve të naftës do të lirohen.

Sipas tyre, benzina do të lirohet për një denarë, ndërsa dizeli dhe vaji ekstra të lehtë për amvisëri për gjysmë denari.

EUROSUPER BS-95 do të shitet për 69.5 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 një litër do të kushtoj 71.50 denarl.

Nga mesnata dizeli do të shitet për 61.5 denarë për litër, ndërsa vaji Ekstra të lehtë për amvisëri çmimi për litër do të jetë 51 denarë./TV21

Back to top button