Sot zhvillohet ndeshja kthyese për kualifikimin në Ligën e Kampionëve

Sot zhvillohet ndeshja kthyese për kualifikimin në Ligën e Kampionëve

Futbollistët e Trepçës dhe Vikingurit tashmë kanë dalë në fushën e blertë në stadiumin “Adem Jashari”, ku në orën 18.00 do të zhvillohet përballja e tyre e dytë në kuadër të rundit të parë kualifikues për Ligën e Kampionëve.

Stadiumi “Adem Jashari” tashmë ka nisur të mbushet dhe se gjithçka është gati për fillimin e kësaj ndeshjeje, e cila është historike, pasi që Trepça luan ndeshjen e parë në Kosovë, të vlefshme për Ligën e Kampionëve.