Aksident trafiku me të lënduar

Aksident trafiku me të lënduar

Një akisdent trafiku me të lënduar është raportuar dje rreth orës 12:18 në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë.

Nga ky aksident dy këmbësorë mbetën të lënduar.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia i ka goditur dy viktima”, thuhet në raportin e policisë.

Policia ka njoftuar se një burrë dhe një grua janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor./21Media