“Nga problemet e brendshme, erdhën deklaratat për bashkim kombëtar”

Analisti Imer Mushkolaj ka folur rreth deklaratave të Thaçit dhe Ramës

Mushkolaj në “Click” të RTV21 ka thënë se deklaratat nga Hashim Thaçi dhe Edi Rama të cilët nuk përjashtuan mundësinë e bashkimit kombëtar kanë ardhur si tendencë që ta prezantojnë si temë të madhe për opinionin çështjen e bashkimit kombëtar, shkruan rtv21.tv

Mushkolaj tha se deklarata e Ramës mund të konsiderohet si një lloj presioni ndaj BE që kohëve të fundit nuk është marrë seriozisht me Ballkanin.

Mushkolaj po ashtu tha se ne këto momente ku Shqipëria përballet me më probleme të brendshme politike si Kosova ka ardhur kjo tema e bashkimit kombëtar.

Ditë më parë Kryeministri i Shqipërisë kishte deklaruar në një intervistë me Politico-n se një bashkim mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk mund të përjashtohet nëse prospekti i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor zbehet. Po ashtu edhe Presidenti i Kosovës kishte thënë pas deklaratës së Ramë se nëse BE na e mbyll derën, të gjithë shqiptarët do të jetojmë në një hapësirë të vetme./21Media

Back to top button