Vuçiq lirohet nga Akademia Mjekësore Ushtarake

Vuçiq lirohet nga Akademia Mjekësore Ushtarake

Gjendja shëndetësore e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raportohet se është e qëndrueshme dhe se ai u lirua pas trajtimit në Akademinë Mjekësore Ushtarake.

Vuçiq më parë ka njoftuar se është rikthyer sot në punë.

Ndërkohë këshilltarja e tij, Suzana Vasiljeviq ka thënë se për gjendjen shëndetësore Vuçiq mori një numër të madh të mesazheve nga zyrtarët botërorë dhe rajonalë, ndër ta thuhet se u interesua edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Presidenti mori një numër mesazhesh nga presidentët e botës Makron, Angela Merkel, kryeministri i Shqipërisë, Borut Pahor, Dodik…, bëhet e ditur nga zyra e presidentit serb. Ndërsa, një e gjë e tillë nuk është raportuar nga mediat në Shqipëri.

Presidenti serb u pranua në Akademinë Mjekësore Ushtarake të premten për shkak të problemeve kardio-vaskulare.

Aleksandar Vuçiq u bë kryeministër i Serbisë në vitin 2014 dhe president i Serbisë në vitin 2017, transmeton rtv21.tv.

Megjithëse roli presidencial është ceremonial, ai mban kontrollin politik si kryetar i Partisë Progresive Serbe, e cila ka qenë në pushtet që nga viti 2012./21Media