Sonte do të fillojë emisioni "21 Gradë"

Sonte do të fillojë emisioni “21 Gradë”

Duke filluar nga sonte e për të vazhduar çdo natë, nga e marta deri të shtunen në RTV21 do të fillojë emisioni veror “21 Gradë”.

Dy moderatorët e njohur dhe shumë të dashur, Blerona Zeqiri dhe Visar Kalludra do të ju shoqërojnë me biseda dhe mysafirë të shumtë të fushave të ndryshme nga mbarë trojet shqiptare.

Përveç Bleronës dhe Visarit, në bashkëmoderim si vitin e kaluar do të jenë edhe Robert Bojaj dhe Dj Mimi, ndërsa freski e emisionit është se sivjet pjesë e emisionit do të jenë edhe dy moderatorët e njohur, Leart Hoxha dhe Burim Radoni, të cilët do ta freskojnë emisionin me shtjellimin e temave mjaft interesante, shkruan rtv21.tv

Këto dhe risi tjera të këtij edicioni sot i bënë të ditur Blerona dhe Roberti në emisionin “Për ditë të mbarë”.

Blerona gjatë emisionit u shpreh që arsyeja që shikuesit nuk do ta ndërrojnë kanalin e RTV21 do të jetë që ky edicion i “21 Gradë” do të ketë shumë laramani, në të cilin mund ta gjejë veten secila grupmoshë. Ajo më tutje tregoi që sivjet në “21 Gradë” rubrikat do të jenë të natyrave të ndryshme, që do t’i përshtaten secilit moderator.

Ndërsa, Roberti tregoi që risi tjetër e këtij edicioni është edhe një hapësirë që do t’iu kushtohet bashkëatdhetarëve, me të cilët do të realizohen storie dhe intervista të ndryshme, në të cilat mund të shpalosin rrëfimet për profesionet e tyre të veçanta.

Emisioni “21 Gradë” nga e marta në të premten do të transmetohet nga ora 21:30 deri në 23:00, ndërsa të shtunen nga ora 20:30 deri në orën 22:00. Për tu informuar për gjithçka rreth emisionit, në instagram mund ta ndiqni faqen zyrtare të emisionit “21Gradeoffical”.

Mos harroni të shoqëroheni me Radiotelevizionin 21 dhe me emisionin “21 Gradë”, që edhe këtë verë të freskojë mbrëmjet tuaja./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by 21Grade (@21gradeofficial) on