Nga sot asnjë shërbim për automjetet me xhama të zinj

Vendimi për të gjithë, pa dallim: Shefa, VIP-a, të Fortë

Nga sot ndalohet çdo shërbim i automjeteve që kanë errësuar xhamat e përparmë dhe xhamat e parë anësorë, pa dallim: shefa, VIP-a, të fortë!

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në Shqipëri ka bërë të ditur se duke nisur nga sot nuk do kryejë asnjë shërbim për mjetet që kanë errësuar xhamin e përparmë dhe xhamat e parë anësorë.

“Nga 7.01.2019 i ndalojmë çdo shërbim automjeteve që kanë errësuar xhamin e përparmë dhe xhamat e parë anësorë! Pa dallim: Shefa, VIP-a, të Fortë! Në bashkëpunim me Task Forcën e Transportit Rrugor dhe Policinë Rrugore po skedojmë dhe do penalizohen edhe “ustallarët” dhe serviset!”, njoftohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Gjithashtu sa i përket marrjes së patentës, DPSHTRR bën të ditur se janë krijuar disa lehtësira. Drejtoria e Transporteve njofton se nuk do të ketë më riaplikim për test teorie nëse e ke marrë atë, por ke ngelur në praktikë dhe anasjelltas. “Jo përsëri pagesa, tarifa e shpenzim kohe nga e para. Do ritestohesh vetëm për testin ku nuk je kalues! Gjithashtu i tërë procesi i radhës së testimeve do informatizohet”, bëhet e ditur më tutje në njoftim.

Back to top button