Nga sot ndryshon emri i ministrisë së FSK-së

Zbulohet pllaka për Ministrinë e Mbrojtjes

Zyrtarisht sot ka filluar tranzicioni i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës, e hapi i parë është emërtimi i Ministrisë së Mbrojtjes.

Në zbulimin e pllakës me emrin e ri, mori pjesë edhe kryeministri, Ramush Haradinaj.

Përderisa, ministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Rrustem Berisha theksoi se kjo forcë do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim./21Media

Back to top button